Lajme

Daut Haradinaj pran bustit të Fadil Vokrrit: I bronztë po e shkëlqen stadiumin e kryeqytetit

Autori: Islam Morina 15:53 | 24 July 2021

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka dal për të parë e për të uruar nga afër bustin e ish kampionit të futbollit, Fadil Vokrri të vendosur afër stadiumit të kryeqytetit.

Haradinaj ka thënë se ikona e futbollit Fadil Vokrri do të jetë stimulim për brezat që do vijnë, në fushë e jashtë saj, duke theksuar se ai ka bërë të pamundurën në mbrojtjen dhe avancimin e Kosovës në organizatat botërore të futbollit.

“Sot, i bronztë po e shkëlqen stadiumin e kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Ikona e futbollit Fadil Vokrri do të jetë stimulim për brezat që vijnë, në fushë e jashtë saj. Ai bëri të pamundurën në mbrojtjen dhe avancimin e Kosovës në organizatat botërore të futbollit.
Sot, i bronztë po e shkëlqen stadiumin e kryeqytetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera