Lajme

Daut Haradinaj në Jabllanicë: Kjo trevë do të mbetet në histori si simbol i rezistencës

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 17 May 2022

Daut Haradinaj në shënimin e 23 vjetorit të çlirimit dhe ditës së dëshmorëve të Gjakovës, ka thënë se kjo trevë dha trima të zotë ndër breza, duke u shndërruar në strehë për shumë luftëtarë të shquar dhe në simbol të rezistencës kundër pushtuesit.

Gjithashtu, Haradinaj u shpreh se 17 maji i vitit 1999, shënon edhe ditën kur zëdhënësi i NATO-s deklaroi fitore të UÇK-së dhe disfatë për Millosheviçin.

Shkrimi i plotë:

-Advertisement-

Sot në Shqiponjë (Jabllanicë), në shënimin e 23 vjetorit të çlirimit dhe ditës së dëshmorëve të Gjakovës, nderuam sakrificën dhe rezistencën e kësaj ane në luftën për liri.

Kjo trevë dha trima të zotë ndër breza, duke u shndërruar në strehë për shumë luftëtarë të shquar dhe do të mbetet në histori si simbol i rezistencës kundër pushtuesit dhe luftës së lavdishme të UÇK-së.

Po ashtu, më 17 maj 1999, zëdhënësi i NATO-s deklaroi fitore të UÇK-së dhe disfatë për Millosheviçin.

Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera