Lajme

Daut Haradinaj në Emshir: Kryeqytetasit janë të vendosur për ndryshim të mentalitetit qeverisës

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 23 September 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka vazhduar fushatën me takime me banorë nga pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Kësaj radhe, Haradinaj ka takuar u prit në Emshir, nga një pjesë e banorëve të Emshirit dhe Kodrës së Trimave.

Përmes profilit të tij, Haradinaj u shpreh se nga takimet me banorë nga pjesë të ndryshme të kryeqytet po vërtetohet se kryeqytetasit janë të vendosur për ndryshim të mentalitetit qeverisës.

Ndër të tjera, Haradinaj tha se lista e tij për Prishtinën dhe programi janë garanci për zgjidhjen e problemeve esenciale që shqetësojnë qytetarët e kryeqytetit.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Në vazhdën e takimeve me mbështetës të kandidatëve, sot me kandidaten për asamble, Adelina Gashi Isufi, takuam një pjesë të banorëve të Emshirit dhe Kodrës së Trimave.

Nga takimet me banorë nga pjesë të ndryshme të kryeqytet, vërtetohet se kryeqytetasit janë të vendosur për ndryshim të mentalitetit qeverisës.

Lista jonë dhe programi janë garanci për zgjidhjen e problemeve esenciale që shqetësojnë qytetarët e kryeqytetit.

#eparaPrishtina
#punamarë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera