Daut Haradinaj: Në bashkëpunim me Bashkësinë Islame do ta hapim kuzhinën për rastet sociale
Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 06 September 2021
Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj nëpërmjet një video mesazhi të shpërndarë në Facebook është zotuar se në rastet mortore do jetë pranë qytetarëve të Prishtinës.
Ai ka thënë se i ka premtuar Bashkësisë Islame se do ta rregullojë sepse është imazh dhe pasqyrë dhe se shpenzimet për këtë nuk shkojnë mbi 50 mijë euro.
“Komuna do të mbulojë shpenzimet e ceremonive mortore të qytetarëve në vlerë prej 500 euro, si dhe do të mbulojë shpenzimet për një drekë mortore të familjes. Në vlerë të shumës 50.000 euro do të mbulohet rregullimi i morgut, te varrezat e Prishtinës”, ka bërë të ditur Haradinaj.
“Mbi 11 mijë vdekshmëri në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, i kemi për çdo vjet. Ato familje kur kanë vdekshmërinë në familje që nuk kanë kapacitet ose mundësi për me i marrë obligimet në drekën e vdekshmërisë, komuna në bashkëpunim me Bashkësinë Islame e kryn ceremoninë, ose edhe në bashkëpunim edhe me përgjegjës tjerë fetarë”, ka thënë Haradinaj.
Ai tutje ka theksuar se ka pasur një iniciativë për hapjen e një kuzhine për rastet sociale në kryeqytet, të Bashkësisë Islame të kryeqytetit, por në mungesë të hapsirave nuk është implementuar.
“Unë iu kam premtu, jom zotu se në rastin e parë nëse unë e marrë besimin e qytetarëve, Bashkësia Islame ka me e pas këtë mundësi edhe natyrisht kemi me e kthy në zbatim”, përfundoi Haradinaj.
Të tjera
-
Fillojnë punimet për rindërtimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”
Kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës në stadiumin “Fad...
-
Arrestohet në Shqipëri 34 vjeçari nga Peja: Po kërkohet nga Gjermania ai anëtar i organizatës krimi*ale
34 vjeçari P.A nga Peja i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane për p...
-
Stano deklarohet për raportimet se Lajçaku do të marrë post të ri
Gjatë ditës së sotme u raportua se nga muaji shtator, emisari aktual i BE-së ...
-
Përmbaruesi bllokon llogaritë: 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës mbesin pa rroga – paralajmërojnë protestë
Sindikata e Postës dhe Telekomunikacionit ka paralajmëruar protestë për të ma...
-
Investimet për faqe te zezë të Alban Hysenit, asfalton trotuare për bandera
Një bander në mes të trotuarit të asfaltuar, janë pamjet më të reja të publik...
-
Sekuestrohen ar*më në Cermjan të Gjakovës
Më zbatim të urdhërkontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gja...
-
Gorçeviç: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, ka thënë se në...
-
Kuvendi me tri seanca plenare në javën e ardhshme
Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. ...
-
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se ...
-
Aksident trafiku në Kërçovë, 3 të vd*ekur dhe 4 të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në ora 04:50, në m...
-
Kusari-Lila: S’jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka komentuar kërk...
-
Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me takimin që ka zh...