Lajme

Daut Haradinaj: Ndërmarrësit e kryeqytetit do ta kenë përkrahjen e parezervë

Autori: Islam Morina 18:56 | 17 September 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj sot ka vizituar njërën nga furrat e kryeqytetit.

Haradinaj ka thënë se Martinajt me biznesin e tyre “Furra Qerimi”, njihen si shembull suksesi në kryeqytet. Haradinaj shtoi se ndërmarrësit e kryeqytetit do ta kenë përkrahjen e parezervë në qeverisjen e ardhshme

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

-Advertisement-

Familja Martinaj me biznesin e tyre “Furra Qerimi”, njihen si shembull suksesi në kryeqytet.

Ndërmarrësit e kryeqytetit do ta kenë përkrahjen e parezervë në qeverisjen e ardhshme.

Prishtina ka njerëz të ndershëm e punëtorë, dhe ata janë garancia për një Kryeqytet që ne si listë e kemi vizion dhe mision.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera