Lajme

Daut Haradinaj: Na priftë e mbara

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 20 September 2019

Kandidati për deputetet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, të enjten ka vizituar familjen Manqestena.
Kështu ka njoftuar Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

“Një pritje siç e do tradita Shqiptare në familjen Manqestena. Së bashku me Frashërin bashkëbiseduam me Naserin dhe burrat tjerë të kësaj ane që sonte në mënyrë simbolike ju bashkuan konceptit për Kosovën 100%”, ka shkruar Haradinaj.

Harandinaj ka falënderuar familjen Manqestena për kontributin e dhënë.
“Mirënjohje dhe respekt për Familjen Manqestena dhe gjithë atyre që po i japin besim konceptit tonë.Na priftë e mbara!”, ka përfunduar Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera