Lajme

Daut Haradinaj me gastrononët e kryeqytetit: Bashkë kemi plane fantastike që do e rigjallërojnë shpirtin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 29 September 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka takuar sonte përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

Haradinaj përmes profilit të tij në facebook, ka postuar një fotografi ku shihet në mesin e gastronomëve më të njohur në Prishtinë. Ai është shprehur se gastronomë u goditen nga pandemia dhe vështirësitë ekonomike nga masat e pamenduara mirë dhe mbeten pa asnjë zgjidhje të ofruar.

Ai ndër të tjera shtoi se dyert e Komunës do jenë të hapura gjithmonë për ta, dhe bashkë kemi plane fantastike që do e rigjallërojnë shpirtin e Prishtinës.

Kjo nuk është hera e parë që gastronomët dalin haptas në mbështetje të Haradinajt, madje vet Haradinaj njihet si njëri ndër politikanët më të zëshëm në mbrojtjen e kërkesave të gastronomëve gjatë krizës me pandemi.

Kujtojmë se Daut Haradinaj me fushatën e tij ka arritur që të befasojë të gjithë, duke u konsideruar si pretendent për të parin e Prishtinës.

Të tjera