Lajme

Daut Haradinaj: Luginasve nëse jo me ligj, presidenti i ardhshëm do t’ua jep shtetësinë me dekret

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 26 January 2021

Ish shefi i grupit parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për deputet, sot ka takuar kandidatin për deputet nga Fushë Kosova, Besnik Shalën i cili sipas Haradinajt do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve.

Tutje në shkrimin e tij, Haradinaj theksoi se qytetarët e luginës së Preshevës, nëse jo me ligj, shtetësinë e Kosovës do ta fitojnë përmes dekretit nga presidenti i ardhshëm.

“Një burrështetas serioz nuk i lë shqiptarët si kategori e dytë, por angazhohet për avancimin e tyre kudo që jetojnë ata. Suksese Besnik!”, përfundoi Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera