Daut Haradinaj: Kundërkandidatët janë e njëjta shkollë me kryetarin aktual, vetëm emrat ndryshojnë
Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 17 June 2021
Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, në emisionin Contex, foli për planet e tij për Kqyeqytetin si dhe për kundërkandidatët e tij.
“Kaosi urbanistik është një prej poblemeve më të mëdha. Nuk po zbatohet Ligji për Kryeqytetin, Pallati i Rinisë përdoret vetëm për qëllime jo të mira. Komonikacioni është i stërngarkuar. Qeverisja po bëhet në mënyrë jo të duhër. Ka investime pjesë pjesë dhe e kanë lënë anash ndërtimin e Prishtinës së vjetër. Me ekipin tim profesional kam me arritë me bë shumë punë të mira për kryeqytetin”, tha Haradinaj.
“Unë nuk jam duke kandiduar kundër Albin Kurtit, po kundër kandidatëve të tjerë, që janë për Prishtinën. Aleanca është partia që qeverisë me më së shumti komuna në Kosovë. Objekti i ‘Pandorës’ është i kundërligjshëm, nuk është deshtë të ndërtohet afër hekurudhës. Është e pakuptimt pse është përdorur emir im për këtë çështje, kur unë në atë kohë kur ëstë ndërtu nuk kam qenë i lirë”, tregoi ai.
Ai më tej tregoi se çfarë ka me bë për kaosin urbanistik në kryeqytet.
“Janë 17 milionë probleme në kryqytet. Qytetarët e Prishtinës e dinë më së miri gjendjen e saj. Kur flasim për shpenzimet nuk shpenzohen as 47 për qind. Nuk guxojnë me tepru paret kur në kryeqytet i ki shumë probleme. Me asfallt nuk duhesh me bë fushatë, është detyrë e secilit kryetar të ndërtoj infrastrukturën rrugore”, tha Haradinaj.
“Në çdo lagje të Prishtinës është duke u ndërtu, mirë që po ndërtohet, mirëpo po punohet shumë ngadalë dhe shumë keq, infrastruktura nëntoksore po punohet shumë keq, kjo nuk tolerohet më. Për ekspertizë, kam ekspert sa të doni, po mendoj që jam më i guximshmi për me marr vendime. Kundërkandidatët janë e njëjta shkollë me kryetarin aktual, vetëm emrat ndryshojnë ”, tha tutje Haradinaj.
Të tjera
-
Dhuña ndaj grave, raporti i DASH kritikon Qeverinë dhe gjykatat për dënime të lehta
Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 202...
-
Mësohet identiteti i 25-vjeçarit nga Kosova që vd*q tragjikisht në Itali
Një ditë më parë mediat kanë raportuar për vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar ...
-
Lajçak shkruan për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave pun...
-
“Baba i kriptovalutave”, kjo është pasuria gjysmë milionëshe e liderit të PDK-së, Memli Krasniqi
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë vit ka arritur t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të ...
-
Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit
Profesori i Universitetit `Johns Hopkins` në SHBA, Edward Joseph, për mbledhj...
-
Këshilli i Etikës merr vendimin për profesorin Xhevat Krasniqi
Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë ve...
-
Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit
Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka shërbyer në Krojm...
-
PE voton për liberalizimin e vizave për kosovarët që mbajnë pasaporta serbe
Parlamenti Evropian ka votuar të martën në favor të liberalizimit të vizave p...
-
LDK për raportin e DASH për Kosovën: I dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit
Lidhja Demokratike e Kosovës duke reaguar ndaj raportit të fundit të Departam...
-
Stano: Për masat ndaj Kosovës vendos Këshilli… në bazë të raportit të Borrellit
Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj...
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...