Lajme

Daut Haradinaj: Kompleksi Memorial i Marecit do të shndërrohet në vend ku historia flet

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 21 September 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj në profilin e tij në Facebook ka publikuar një video nga Kompleksi Memorial i Marecit. Haradinaj ka thënë se në atë vend kishte folenë Brigada 153 e UÇK-së.

Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë për shkak të neglizhencës së qeverisjes së tanishme ky projekt ka mbetur pa u përfunduar. Ai shtoi se gjatë qeverisjes së tij Kompleksi Memorial i Marecit do të përmbyllet me sukses, sepse ju kemi borxh brezave qē dhanë shumë nga kjo anë.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Kompleksi Memorial i Marecit do të shndërrohet në vend ku historia flet.

Ky projekt i nisur para shumë vitesh, duhet të përmbyllet me sukses sepse ju kemi borxh brezave që dhanë shumë nga kjo anë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera