Lajme

Daut Haradinaj: Kodrës së Trimave do ja kthej namin historik, do t’i lejohet legalizimi i objekteve dhe ndërtimi i lartë

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 14 October 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, është takuar me banorët lagjeve, Kodra e Trimave, Bardhosh dhe Kolovicë. Para tyre tha se projektet e tij janë të planifikuara mirë dhe lehtë të arritshme.

Teksa ka folur për problemet që ballafaqohen lagjet e Prishtinës, Haradinaj tha se problemet mund të zgjidhen me pak buxhet.

Haradinaj theksoi se Kodrës së Trimave duhet t’i lejohet legalizimi i objekteve dhe ndërtimi i lartë. ‘Rritja e koeficientit të ndërtimit i jep mundësi për zhvillim kësaj lagjeje’, u shpreh ai.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

‘Edhe pse jemi në vitin 2021, Kodra e Trimave ende nuk ka palestër sportive, nuk ka biblotekë, ndriçim e Shtëpi të Kulturës.

Kodrës së Trimave duhet t’i lejohet legalizimi i objekteve dhe ndërtimi i lartë. Rritja e koeficientit të ndërtimit i jep mundësi për zhvillim kësaj lagjeje.

Programi ‘e para Prishtina’, kësaj lagje i jep mundësi për zhvillim dhe trajtimin e merituar që i ka munguar në qeverisjet e kaluara.

#eparaPrishtina
#punamarë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera