Lajme

Daut Haradinaj kërkon falje që e ndezi cigaren në Kuvend – thotë që aty tymosin të gjithë

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 26 March 2020

Në një moment, kur kolegu i tij nga AAK, deputeti Bekë Berisha merr fjalën, Daut Haradinaj, kamerat kapin Daut Haradinajn duke bërë një gjest jo të zakontë.

Ai aty po tymoste cigare, shkruan gazeta inFokus.

Kjo menjëherë ra në sy të mediave dhe fotografia e tij duke tymosur cigare në parlament, në seancën për rrëzimin e Qeverisë Kurti u bë virale.

-Advertisement-

Por, Daut Hardinaj, shefi i Grupit Parlamentar, më pas kërkoi falje për këtë gjest, megjithatë, thotë që në atë vend e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend.

“E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend.

Megjithatë, është pakujdesi e imja dhe kërkoj falje”, ka shkruar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera