Lajme

Daut Haradinaj ka plan konkret për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 20 September 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj po vazhdon me shpalosjen e programit të tij qeverisës. Kësaj radhe Haradinaj ka publikuar një programit për bujqësi dhe blegtori në Komunën e Prishtinës.

Haradinaj ka thënë se gjatë mandatit të tij do të hartohet plani për furnizim të serave të fshatrave të Prishtinës me avullin e ngrohjes qendrore, si dhe do të mbështeten bizneset që merren me prodhim të mishit, duke garantuar cilësi dhe standarde ndërkombëtare në këtë sektor.

Në programin e Haradinajt planifikohen që të gjitha produktet që prodhohen në kryeqytet do të certifikohen me vulen “038 City”, si dhe gastronomët që do të furnizohen me to, do të kenë lehtësira nga komuna.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera