Lajme

Daut Haradinaj: Jam i sigurte që do t’ia marrim mandatin Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 25 March 2020

Në mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj, ka thënë që është i sigurtë që do t’ia marrin mandatin Qeverisë Kurti.

E për këtë dhe pse do ta votojnë, Haradinaj edhe ka përmendur arsyet, shkruan gazeta inFOkus.

“Kjo është situatë në rrethana më së paku të dëshiruara, ne patëm konsideru që kjo Qeveri nuk do ta ketë jetën e gjatë, më vjen mirë që jemi shumë prezent, e jam i sigurtë që do t’ia marrim mandatin kësaj Qeverie, arsyet i kemi bo publike deri tash, e para ishte diskriminimi buxhetor i zonave të caktuara, heqja e taksës pa asnjë profit për Republikën e Kosovës e mosnegocimi i saj me ShBA-të e besa as me partnerët e koalicionit, e kjo natyrisht pikërisht kjo taksë e ka qu në shpi”./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera