Lajme

Daut Haradinaj: I padrejtë mohimi ndaj Kurtit per kandidim, PZAP gaboi në rastin e Dreshajt

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 26 January 2021

Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),njëherit edhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj, në “Kallxo Pernime”, të RTV Dukagjinit ka folur për vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP).

Haradinaj tha se është i çuditshëm ky vendim që për një gjobë komunikacioni të mos lejohet kandidimi.

“Pak e çuditshme, unë shpresoj që nuk ka ndërhyrje politike sepse është absurde të largohet një kalibër si Dreshaj nga politika. Do t’i ndjekim rrugët ligjore dhe iu kemi adresuar Supremes”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Më tej ai tha se nuk duhet t’iu ndalohet e drejta për kandidim as Kurtit e as të tjerëve.
“Vepër penale s’mund të jetë një vepër që dënohet me 200 euro. Ato veprime si të Kurtit kanë qenë politike, kanë qenë sjellje politike që s’e kanë dëmtuar askënd. Ky duhet të jetë gabim i deputetëve kur është votuar ligji sepse nuk është dashur të lejohet një lëshim i tillë. Është e paarsyeshme. Duhet të rishikohet ligji për zgjedhje, i cili ka qenë në fazën finale”, shtoi ai.

Haradinaj tha se pas vendimit të formës së prerë nuk duhet të mohohet e drejta për garim.
“Unë mendoj që pa pas vendimin e formës së prerë nuk duhet të mohohet e drejta për garim. Pse duhet dikush që të largohet pse dikujt iu ka tekë me ngrit aktakuzë. Deri sa të vjen ligji i ri, ligji i vjetër ia lejon Lekajt të kandidojë”, tha Haradinaj.

“Ajo aktakuzë është bërë për 100 kg farë. Unë nuk kam qenë ministër, por e di që mohimi i kandidimit për është i padrejtë, si për Kurtin ashtu edhe për tjerët. Njerëzit kanë të drejtë me të paditë, por gjykatësi është ai që vendos”, tha ndër të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera