Lajme

Daut Haradinaj: Heroizmi dhe sakrifica e Jasharajve zgjoi ndërgjegjen shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 05 March 2022

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëherit anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka përkujtuar heroizmin dhe sakrificën e familjes Jashari për lirinë e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka thënë se familja Jashari mbetet përjetësisht në kujtesën e kombit tonë, si rast unik i flijimit për liri e dinjitet.

Gjithashtu, ai tha se sakrifica e Jasharajve mobilizoi edhe më shumë popullin për kthesën e madhe të luftës për liri.

-Advertisement-

“Heroizmi dhe sakrifica e Jasharajve zgjoi ndërgjegjen shqiptare, mobilizoi edhe më shumë popullin për kthesën e madhe të luftës për liri”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkaq, ai tha se ndihet me fat që i është dhënë rasti që t’i njihte nga afër./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera