Lajme

Daut Haradinaj: Edhe VV’ja ka të punësuar në Postë

Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 15 October 2019

Ish deputeti i Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, në një emision televizivë ka folur rreth punësimet partiake në Postën e Kosovës.

Sipas Haradinajt, jo vetëm AAK ka të punësuar në Postë, por edhe VV-ja nuk është  më e pastër në këtë punë, shkruan Gazeta inFokus.

 

-Advertisement-

“Ne gjithmonë jemi munduar të ndalim punësimet partiake. Ka qenë e vështirë në pozitën që ne kemi pasur në koalicion. Opozita që tani do të vijë në pushtet nuk është më e pastër në këtë punë. Edhe VV’ja ka shumë të punësuar në PTK”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet se këta persona më herët kanë qenë të partive tjera apo që i kanë qenë këto pozita në baza meritore.

“Nuk mund të kenë qenë në parti tjera. Ata janë në pozita të larta dhe nuk guxon t’i prek askush”, ka shtuar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera