Lajme

Daut Haradinaj: Do t’i realizoj të gjitha projektet e mira, që janë lënë në gjysmë apo nuk kanë nisur fare

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 23 September 2021

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ishte i ftuar në një emisionin televiziv ku ka shpalosur Programin për Prishtinën.

I pyetur rreth asaj që është premtuar ndërtimi i shkollës në pjesën e lagjes Qëndresa, Haradinaj ka thënë se e komplimentin kryetarin e komunës Shpend Ahmeti duke thënë se janë katër projekte të shkollave në OSHP në partneritet publiko-privat dhe se janë projekte jashtëzakonisht të bukura dhe të përfunduara me të gjitha detajet dhe se ato janë në OSHP për shkak të ankimimit.

Tutje Haradinaj ka thënë se deri sa OSHP nuk merr një vendim ato shkolla nuk fillojnë por Haradinaj ka treguar se për ku janë të menduara ato shkolla duke thënë se njëra është për Qëndresë, njëra për Hajvali dhe për dy tjera nuk janë caktuar lokacionet akoma por që janë projekte të miratuara.

-Advertisement-

“Pjesa e shkollës qe po flasim qoftë në Qëndresë ose Hajvali edhe pjesa e epërme e Vranjevcit tek rrethi ku ndahet rruga mes Obiliqit dhe Dragodanit edhe aty është një projekt i një shkolle dhe një çerdhe dhe një palestër por siç duket edhe nuk ka anëtarë të OSHP-së që ju ka skadu afati nëse s’gaboj edhe tash pritet emërimi i anëtarëve të rinj”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu ai ka shtuar se janë bërë punë në Prishtinë, por që ka edhe shumë punë të tjera që presin për tu bërë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera