Daut Haradinaj do ta ndërtojë një treg të ri dhe do ta revitalizojë Tregun e Gjelbër në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus
10:33 | 09 Tetor 2021
Tregjet për blerjen e të mirave në Prishtinë, janë edhe të pamjaftueshme dhe me infrastrukturë të dobët, duke ofruar kushte jo të mira për shitësit dhe blerësit. Tregu më i madh në Prishtinë, i njohur si Tregu i Gjelbër nuk ofron kushte adekuate infrastrukturore dhe higjienike për ekspozimin e artikujve të ndryshëm që i sjellin tregtarët për t’i shitur
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, e ka në programin qeverisës ndërtimin e një tregu të ri në rrugën “Agim Ramadani”, ku aktualisht gjendet me objekt Agjencia Kosovare e Privatizimt, si dhe do të revilatizohen hapësirat ekzistuese të Tregut të Gjelbër në Prishtinë.
Por, çka nënkuptohet me revitalizim të Tregut të Gjelbër?
Haradinaj ka paraparë që dyqanet shërbye dhe zejtare që gjenden në rrethinë të këtij tregu, që janë në pronësi të Ndërmarrjes Banesore, të rinovohen me buxhetin e ndërmarrjes, me përkrahjen e plotë të komunës. Do të rinovohen kulmet, fasadat dhe vitrinat ekspozuese.
Ndërkaq, hapësira e përdorur deri tani për shitjen e produkteve të veshmbathjes do të rilokohet në kuadër të ndërtesës së re të Tregut të Prishtinës. Hapësirat e liruara në këtë treg, pastaj do të përdoren si hapësirë parkingu për Tregun e Prishtinës. Është paraparë edhe çmimi, ku ora e parë e parkimit do të jetë falas për konsumatorët dhe për furnizuesit e tregut.
Ky synim i Haradinajt, për ndërtimin e tregut të ri dhe revitalizimin e tregut ekzistues, është mirëpritur nga tregtarët por edhe nga banorët e kryeqytetit që i frekuentojnë tregjet për blerjen e produkteve të freskëta dhe cilësore.
Haradinaj ka një program qeverisës që analizuar mirë, që i përgjigjet nevojave të banorëve të kryeqytetit. Me fushatën e tij dhe takimet e përditshme me qytetarë, përkrahja për të është rritur dhe po vazhdon të rritet me hapa të shpejt.
Në zgjedhjet e 17 tetorit, ai është njëri prej kandidatëve kryesor për ta fituar garën e zgjedhjeve lokale në kryeqytet.

T� tjera
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...






























