Lajme

Daut Haradinaj dhe Uran Ismaili fitues të debatit për Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 13 October 2021

Në debatin që zhvillua mes kundërkandidatëve për Prishtinën, u trajtuan shumë pika programore të secilit kandidat.

Kandidatët Uran Ismaili dhe Daut Haradinaj, ishin më konkret rreth planeve të tyre për Prishtinën, duke qenë të qartë se si do t’i implementojnë projektet e tyre, të specifikuara edhe në afate kohore.

Ish ministri Vitia dukej totalisht i ç’orientuar gjatë debatit, duke ngelur ende në rolin e tij si ministër. Gjatë debatit Vitia i papërgatitur i referohej programit që shihej i kopjuar.

-Advertisement-

Ndërkaq, Përparim Rama ishte i pavërejtur në këtë debat duke stagnuar e folur për projektet e tij në rolin e analistit, thua se ende nuk e ka idenë se tani është në garë si kandidat politik për të parin e Prishtinës.

Ai provoi ta arsyetojë edhe projektin e Badovcit duke thënë gabimisht se Badovci bie në territorin e Komunës së Graçanicës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera