Lajme

Daut Haradinaj dhe Time Kadrijaj takojnë strukturat e AAK-së në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 26 January 2020

Deputetët  Daut Haradinaj dhe Time Kadrijaj janë duke qëndruar në Zvicër, ku në vazhdën e takimeve me bashkatdhetarët atje, sot u pritën në një takim nga strukturat e AAK-së në Zvicër.

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së z. Daut Haradinaj u shpreh se ishte tepër i nderuar me angazhimin maksimal të të gjtha strukturave shqiptare të AAK-së në Zvicër.

”Në luftën për çlirim, pjesëmarrja e njerëzve nga këtu i dhanë frymë lirisë së Kosovës dhe pothuajse i madh e i vogël u angazhuan me të gjitha kapacitetet për të ardhur tek liria”.

-Advertisement-

Haradinaj ndër të tjera tha se mërgata shqiptare në Zvicër përpos ruajtjes së vlerave kombëtare brez pas brezi, me energjinë dhe përkushtimin ndaj vendlindjes po ndihmon avancimin dhe afirmimin e Kosovës botërisht.

”Gjatë diskutimit, përpos falënderimeve ndaj këtyre vlerave, ishte edhe premtimi i përbashkët që zëri i tyre do jetë gjithmonë në institucionet tona. Krenar me diasporën Shqiptare në Zvicër ashtu si në tërë botën” deklaroi Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera