Lajme

Daut Haradinaj: Brenda 6 muajsh do ta përfundojmë çështjen e pranimit teknik dhe legalizmit në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 12 October 2021

I ftuar në njërin nga televizionet nacionale, përballë analistëve, kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj tha se Prishtina i bashkon të gjithë qytetarët, prandaj edhe slogani i tij është e para Prishtina.

‘Është shoqëri e përbashkët, e kam thënë edhe më heret se Prishtina gërshëton vlera nga gjitha anët. Ndërsa për ata që thonë se jam i huaj e nuk kam lindur në Prishtinë unë publikisht i ftoj ata që nuk kanë lindur në Prishtinë të më votojnë.

Duke folur për çështjen e pranimit teknik të objekteve, Haradinaj tha se kjo çështje do të zgjidhet nga ai brenda 6 muajsh.

‘76% e objekteve banesore në Prishtinë nuk kanë pranim teknik ose nuk janë të legalizuara. Unë brenda 6 muajsh këtë çështje do ta zgjidh. Ideja është të formohet komisioni për vlerësim në përbërje nga ekspertë të fushës të cilët do të bëjnë vlerësimin. Është jetike kjo çështje të zgjidhet pasi që qytetarët nuk po mund t’i shfrytëzojnë pronat e tyre si pasuri dhe për hipotekë’, u shpreh Daut Haradinaj.

Të tjera