Fokus

Daut Demaku: Më vërshuan mesazhet, “kjo deklaratë e jotja n’Konak ndikoi në ndaljen e grevës”

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 03 October 2022

Publicisti dhe shkrimtari i njohur, Daut Demaku, në emisionin n’Konak që është prodhim i Gazetës Infokus dha një deklaratë emocionuese për grevën në arsim për shkak të së cilës nxënësit u kthyen në shkolla një muaj më vonë se sa parashihet të fillojë mësimi.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Demaku ka thënë se i kanë vërshuar mesazhet duke i thënë se deklarata e tij n’Konak ka ndikuar në ndaljen e grevës.

“Më vërshuan mesaxhet në inbox, se ti ndikove që të pezullohet protesta në arsim me këtë që the në emision…. Jo, unë vetëm e thashë një të vërtetë. Me urimin që mësimdhënësit të shëndrrohen edhe në misionar, ju uroj shnet e gëzime”, ka shkruar Demaku duke uruar nisjen e mësimit dhe ndaljen e grevës.

-Advertisement-

Por çfarë tha shkrimtari i njohur, dhe cila ishte deklarata e tij për të cilën mori aq shumë mesazhe?

Demaku ishte i ftuari i kësaj jave n’Konak ku mes të tjerash kritikoi ashpër edhe mësuesit për grevën në arsim, duke thënë se arsimi nuk është vetëm profesion me marrë një rrogë por është mision për ndërtimin e një njeriu.

“Çfarë faji ka mësuesi i shkretë që i ka pa ministrat, shërbyesit vcivilë tu vjedhë gjithë ditën e lume, tuj protestue ai tu protestue ai!.., pse more unë nuk qohna në protestë sepse asnjëherë asnjë qeveri nuk ia ka ba me dije se arsimi nuk është veç një profesion me marrë një rrogë, por është mision me ndërtu një njeri, edhe kur unë nuk protestoj që kam punuar 22 vjet pa asnjë cent për edukim atëherë me krenari i them mësuesit: Gabim e ki!”, tha Demaku në emisionin n’Konak.

Mirëpo ai shtoi se as kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, nuk e ka mirë në këtë mes dhe se është dashur të ketë qasje tjetër për problemin me grevën.

“Sa do që as kryeministri nuk e ka mirë. Doli e tha një të vërtet të shkëlqyeshme e tha shkëlqyeshëm se ¾ e nxënësve tanë janë analfabet funksional, Albin Kurti. Shumë e saktë, por pse nuk po e thua të vërteten tjetër, kush ta ka përgatit terrenin që për këto 20 vite të varroset edukata kombëtare, të varroset trashëgimia kulturore e kombit të varrosën të gjitha tipet e edukimit. Të krijohen media që mbjellin helm e vrer e nuk ka asnjë emision asnjë debat normal, me u ul me pa kadale a jemi njerëz të përgjegjshëm që po rrisim fëmijë dhe këta fëmijë që po i rrisim a po duam me të vërtet të mbesin njerëz apo të mbesin bisha”, ka thënë ai.

Në vazhdim ai kritikon arsimin në vend duke thënë se qysh nga arsimi fillor ka të meta të shumta madje substanciale./Gazeta Infokus/

DEKLARATËN E TIJ MUND TA NDIQNI MË POSHTË NGA MINUTA E 35.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera