Lajme

Daut Dauti: Vlora Çitaku, është ambasadore e Hashim Thaçit

Autori: Valon Rogova 15:32 | 04 March 2019

Publicistë dhe njerëz nga sferat publike në tërësi, reaguan ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas të cilit, Vlora Çitaku, është ambasadore e Hashim Thaçit dhe jo e Kosovës.

Ata, nëpërmjet të gjitha formave të komunikimit u shprehën të revoltuar dhe se, kjo çfarë ka thënë Haradinaj, është dëmtuar moralisht Vlora Çitaku.

Mirëpo, publicisti Daut Dauti, mendon ndryshe.

-Advertisement-

Ai, për inFokus, ka vlerësuar jo vetëm Vlora Çitaku por pothuajse shumica e ambasadorëve të Republikës së Kosovës, janë emëruar në pozitat që mbajnë për shkak të afërsisë politike apo relacionit shoqëror dhe familjar që kanë me Presidentin Thaçi.

” Fare pak është repsektuar parimi i meritave. Dhe, në këtë kuptim, këta janë ambasadorë të Thaçit”, tha Dauti.

Megjithatë, gjuha e përdorur jo vetëm nga Haradinaj por edhe politikanë tjerë në sferën politike e publike, është bastarduese dhe denigruese.

“Ekziston një kod i gjuhës që i obligon gazetarët, politikanët por edhe publikun se si të komunikojnë gjatë trajtimit të temave kur debatojnë apo kur reagojnë individualisht. Jo vetëm rasti i ambasadores në fjalë, por edhe shumë raste tjera janë përcjellur me një shamatë të padurueshme dhe me një gjuhë denigruese deri në nivelin gërditës”, tha ai.

Publicisti, mendon se shoqëria e sotme ka Duket në sferën e arsimimit.

“Kemi dështuar aq shumë sa që ia vështirësojmë edhe komunikimim njëri tjetrit”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera