Lajme

Data e zgjedhjeve, kush nga partitë politike do t’i shkojë Vjosa Osmanit sot në takim

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 02 June 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të takohet me krerët e partive politike, për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve lokale.

Takimin e Osmanit me partitë politike e ka konfirmuar këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Ai ka deklaruar se të mërkurën Osmani do të takohet me të gjitha partitë politike.

-Advertisement-

I pari në takim Osmanit pritet t’i shkojë kreu i VV’së, Albin Kurti. Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

“Takimi do të mbahet në orën 13:00, pritet të shkojë kryetari”, ka deklaruar Manxhuka.

Pas Kurtit, Osmani do ta takojë përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës. Zëdhënësi i PDK-së, Bashmir Xhemaj, ka deklaruar se përfaqësuesit e kësaj partie do të takohen me Osmanin në orën 14:00.

Në orën 16:15 Osmanit do t’i shkojë në takim kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

“Takimi mbahet në orën 16:15. Në takim do të shkojë kryetari Lumir Abdixhiku”, ka deklaruar Halimi.

Ndërkaq zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulëzim Blaka, ka thënë se këtë parti në takim do ta përfaqësojë sekretari i përgjithshëm i partisë, Besnik Tahiri.

“Në orën 17:00 është takimi me Presidenten. AAK përfaqësohet nga z.Besnik Tahiri, Sekretar i Përgjithshëm”, ka deklaruar Blaka.

Ndryshe, zgjedhjet komunale do të mbahen në tetor të këtij viti.

Disa nga partitë politike tashmë kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre me të cilët do të garojnë në zgjedhjet komunale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera