Opinione

Data 3-4 Shkurt 2000 në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 04 February 2021

Tmerr i paharueshem per te gjithe ne: 10 Shqiptare u vranë, 25 u plagosën dhe 1564 Familje u dëbuan nga banesat e tyre për shkak të serbëve. Ky shënim fillon me shkas, dhe se me vullnet do të kisha mundur pa hezitim edhe faqe të tëra ti shkruja për këto ngjarje – këto data dhe këtë vit, mirëpo kesaj here fokusi i shkrimit qëndron në tragjedinë e kësaj date dhe opinionin tim, ka shumë e shumë raste, që nuk mundem ti permbledh vetem me këtë shkrim timin ështe absolutisht e pa mundur.

Shkruan: Mr.Sci Arben Dashevci

Përkujtim dhe Opininon:

-Advertisement-

Tek ne ne Mitrovicë në atë kohë ka ndodhur një aggresion në prorektorat ndërkombëtar.

Po çka është Agresioni?

1.Agresioni – citoj Profesorin tim të nderuar Prof. Dr. Mirsad Abazovic

Citoj/Citat Kërcënimi dhe rreziku i sigurisë për një shtet është Agresioni.

Agresioni është sulm, shkelje por dhe çdo formë e dhunës. Është sulm dhe invasion mbi popullsinë dhe territorin e shtetit, si dhe okupim dhe aneksim i pjesëve apo tërësive të territorit si pasojë e aktit paraprak, që ka ndodhur në ato ditë të kobshme.

Këto nuk janë spjegime të mëdha ose edhe konkluza të forta ,sepse ne kemi kujtesën e freskët dhe kjo na mjafton, pra kush e bëri atë agresion, si e bëri, strukturat kriminale qe ju ndihmuan,kriminelet ku jane, dhe kush pësoj.

Pësuam ne, familjet tona , humbëm të afërm ,dhe pronën tonë në shtetin tonë – e qe ne ate kohe kemi qenë protektorat. Sa per informate, siguria personale dhe e pronës është e garantuar me Kushtetutën tone dhe ligjet nderkombetare , realizohet si e drejtë personale,liri e qytetarëve dhe e sigurisë së tyre ekonomike.

Gjthësëcili le të mendon qartë dhe në qetësi,jo vetëm me zemër por edhe me mendje,se çka na ndodhi ,kush na e bëri, cka dhe sa mësuam nga kjo.
Ku janë përgjegjësitë – sepse krimi i rende nuk vjetërsohet kurrë, çfarë veprime dot te ndermeren per kete tragjedi që ishte sulm ndaj trupit dhe pronës, gjithsecili le të mendoj veq e veq se ku jemi dhe kure do te veprojne organet tona per zbardhjen e rastit dhe rasteve tjera makaber si kjo tragjedi.

Thenia e Winston S,Churchill ne kete raste eshte shume qetesuese dhe shpresedhenese per te gjithe ne: Shpresa: “Në sferat e larta të punës zbuluese faktet kanë qenë të barabarta me fiksionet më fantastike të romaneve dhe melodramave. Ngatërresë mbi ngatërresë, tradhti mbi tradhtinë, mashtrim dhe mashtrim i dyfishtë agjent i vërtetë, agjent i rrejshëm, ari dhe çeliku, bombë, thikë dhe skuadër pushkatimi- të gjitha këto kanë qenë të ngatërruara në mënyrë të pabesueshme, por që kanë ekzistuar më të vërtetë.Shefi dhe oficerët e lartë te sigurise kanë lëvizur nëpër këto labirinte të nëndheshme dhe e kanë bëre punën e tyre me pasion të heshtur dhe pa asnjë fjalë.

Ky vend ka perspektive dhe s’ka asnje pike dyshimi qe e drejta dhe drejtesia do te triumfoj heret a vone. Kemi organet tona legale ligjore dhe legjitime dhe ato do te kryejn punen e tyre qe kriminelet te vihen para drejtesise.

Per skpetiket e rezervuar: Po zonja dhe zoterinje, shpresa na mbane ketu; ketu na kane lindur femijet dhe ketu do te qendrojme, sepse perpos Atdheut tone, nuk kemi tjjeter kah te shkojme, jemi te huaj ne vendet e huaja.

Shteti done respekt dhe sakrifice, tjeter rrugë nuk ka. Këtu jemi në shtëpinë tonë dhe këtu do të qëndrojmë. Krejt në fund:
Ligji është akti me i lartë juridik në një shtet mbas Kushtetutes dhe heret a vonë ligji do e kryej punën e vet që kriminelet do të vihen para drejtësisë.

Kjo tragjedi eshte vetem nje Rast prej shume e shume rasteve tjera,sepse dhuna ne qytetin tone ka qene sistematike dhe ne etapa, por e pa nderprerë, do e laboroj ne shkrimin tim te radhës dhunen sistematike dhe ky le te mbetet premtimi im. Kur zbatohet ligji në përpikeri mbrohet kushtetutshmëria e shtetit.

Kjo eshte shpresa jone dhe ne mbeshtetemi ne Shtetin tone te dashur,dhe duhet te na mbroj ne cdo cep te atdheut tone Kosoves. Eshte derdhur shume gjak per kete shtet, shkuan shume deshmore, martire dhe civil te pa mbrojtur,shume e shume te persekutuar ne menyrat me çnjerezore.

Ne meritojme shtet sepse jemi shtet dhe jemi krenar.

Shteti do të na mbroj dhe duhet të na mbroj, me organet e veta legale ligjore dhe legjitime, ka ardhur koha që kriminelët të vihen para drejtesisë, sepse tani me jemi me 03.02.2021 dhe jo me ne 03.02.2000.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera