Lajme

Dasma që nuk u bë kurrë. Në verë do të martoheshin, sot janë nën rrënoja

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 28 November 2019

Janë me dhjetëra viktimat e tërmetit tragjik të së martës, secili me një histori të trishtë njerëzore.

Padyshim që e tillë është historia e Almir Carës, vetëm 29 vjeç dhe e të fejuarës së tij Diastela Steneci, 25 vjeçe, të cilët aktualisht ndodhen nën rrënojat e një pallati të shkatërruar në Thumanë.

Çifti i ri planifikonte të martohej këtë verë.

-Advertisement-

Detajet rrëqethëse u zbuluan mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, nga gazetari i Televizionit Klan, Spartak Koka, i cili që prej ditës së djeshme ka qenë në terren duke ndjekur situatën në Thumanë.

“Këta janë Almir Cara 29 vjeç, e fejuara e tij Diastela Steneci, 25 vjeçe, të cilët aktualisht që flasim janë nën rrënoja. Këtë verë sipas të dhënave do të martoheshin“, tha Koka.

Ndonëse familjarët e tyre shpresojnë ende që të rinjtë të nxirren gjallë, sa më shumë koha kalon aq edhe më i vështirë duket ky mision.

“Sipas konfirmimeve të autoriteteve greke që po kërkojnë në mënyrë më të specializuar, nuk ka shenja jete“, u shpreh më tej gazetari Koka.

Familja Cara është një prej më të prekurave nga tërmeti në Thumanë, pasi nga 9 pjesëtarë, vetëm 2 prej tyre kanë arritur të mbijetojnë. 4 prej tyre janë ende nën rrënoja, mes të cilëve edhe Stela me Almirin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera