Fun & Video

Dasma në Lipjan, Policia konfirmon nisjen e hetimeve

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 26 May 2020

Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth një organizimi në fshatin Gadime të Lipjanit, ku dhjetëra persona ishin mbledhur në një dasmë duke mos respektuar masat kundër koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sa i përket pyetjes suaj ju njoftojmë se e kemi pranuar informatën dhe jemi duke e trajtuar në koordinim me institucionet kompetente”, ka thënë Ahmeti.

-Advertisement-

Mbrëmë, në fshatin Gadime të Lipjanit, është organizuar një gazmend familjar, e për këtë mbledhi kanë lajmëruar pjesëmarrësit përmes një lidhje direkte në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera