Rozë

Dasma luksoze e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës në Itali, 500 euro qëndrimi për person

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 23 June 2018

Siç pritej të ndodhte, martesa e njërës prej trashëgimtareve të Top Channel, Sara Hoxha, nuk ka se si të kaloje pa u përfolur…edhe shumë madje!

Sara dhe Ledioni e kanë bërë publik lajmin e martesës së tyre muaj më parë, por tani që data po aferohet, të gjithë janë vënë në lëvizje për të siguruar vendin e tyre ‘modest’ në vendin ku do të zhvillohet dasma tre ditore.

Nuk do donim të ishim në vendin e të ftuarve (dhe jo, nuk është çështje dhelpre ose rrushi) që me siguri po vrasin mendjen se çfarë duhet të çojnë për dhuratë, çfarë duhet të veshin e ku duhet të flenë për të rënë në sy më shumë se shoku/qja…Gjithësesi, aq shumë sa do të komentohet ajo dasmë, kur të vijë koha, të gjithë do të përfshihen nga pak nëpër komente.

-Advertisement-

Sara dhe Ledioni do të martohen në muajin gusht në “Villa d’Este” në Como të Italisë.

Siç është mësuar edhe të ftuarit do të rrinë për tre ditë në ambientin superluksoz të kësaj vile, ku qëndrimi për një person kushton plot 500 euro. Me kaq duhet të kuptoni se nuk është e nevojshme t’iu hymë llogarive se sa mund të shkojë kostoja e pergjithshme e kësaj dasme sepse nuk jemi aq të mirë në matematikë!

Është për të qeshur nëse do të thonim që kjo është dasma e vitit sepse deri tani nuk kemi me ç’ta krahasojmë, duke qenë se do të zhvillohet në një nga hotelet më të shtrenjtë të botës.

Living, deri tani ka mësuar se të ftuar në dasmë do të jenë emrat më të njohur ‘të parave’ të Shqipërisë që nga politika, biznesi, arti e me siguri, moda! si ne çdo dasme, është edhe kategoria e të pakënaqurve që nuk e kanë gjetur emrin në listë, por sidoqoftë kanë kursyer ca para!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera