Sport

Dashuria për ngjyrat “kuqezi”, lotët e vogëlushit pas golit të Polonisë prekin një komb

Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 13 October 2021

Shqipëria nuk ia doli të triumfonte ditën e djeshme përballë Polonisë në një “Air Albania” të tejmbushur me tifozët “kuqezi”.

Padyshim që ishte një humbje që na zgjon nga “ëndrra” për Botërorin, Katar 2022 edhe pse matematika na mban ende në lojë.

Mbështetësit e Kombëtares ishin të mëdhenj e të vegjël, e me këta të fundit që duket se e kanë përjetuar akoma me keq disfatën.

Ditën e sotme janë bërë virale pamjet e një vogëlushi shqiptar që shpërthen në lot pas golit të pësuar në minutën e 78.

Padyshim që janë lotë që tregojnë dashurinë për atdheun, dashurinë për ngjyrat dhe për kombin.

Të tjera