Lajme

DASH, rregulla të reja për vizat me 6 vende

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 30 June 2017

Një udhëzim i Departamentit të Shtetit parashikon vendosjen e rregullave të reja për aplikantët për viza nga 6 vendet myslimane, pjesë e urdhrit ekzekutiv të presidentit Trump për t’u ndaluar hyrjen në Amerikë.

Përjashtime do të jenë vetëm aplikantët që kanë njerëz të rrethit të ngushtë familjar apo kontratë pune me një firmë amerikane.

Udhëzimet e reja pasojnë vendimin e Gjykatës së Lartë për të lënë pjesërisht në fuqi vendimin e presidentit që ndalon hyrjen në Amerikë të shtetasve nga 6 vende: Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

-Advertisement-

Udhëzimi i Departamentit të Shtetit për kushtet e reja për viza për këto vende nuk është bërë publik, por sipas agjencive “Associated Press” dhe “Reuters” marrëdhënie e afërt familjare përfshin prindërit, bashkëshortët, fëmijët, dhëndrin, nusen, vëllain apo motrën që ndodhen në Shtetet e Bashkuara.

Çdo kategori tjetër lidhjesh familjare është e përjashtuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera