DASH ofron mbështetje për Kosovën në fushat e trajtimit të të burgosurve me nevoja të veçanta

Autori: Gazeta inFokus
19:59 | 13 January 2023
Nën mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, delegacioni i Shërbimit Korrektues të Kosovës i Udhëhequr nga zevendes Drejtori i SHKK-se, Ismail Dibrani dhe Drejtori i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, Milazim Gjocaj, të shoqëruar nga stafi korrektues dhe shëndetësor i Institucionit të Kujdesit Shëndetësor për trajtimin e personave me nevoja të veçanta, nga data shtatë janar po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Departamentin e Shtetit, si dhe institucionet e ngjashme të kësaj natyre në Shtetin e Pennsylvania.
Në vazhdën e takimeve, sot në Departamentin e Shtetit në Washington DC, delegacioni ka zhvilluar dy takime të ndara me Drejtorin e Zyrës së Antiterrorizmit, per Evropë dhe Azi dhe udhëheqësit e INL (The International Narcotics and Law Enforcement Affairs Office), James Applegate, INL, Drejtor Regjional për Evropë dhe Azi, dhe z. Andrew Horm, INL Kosovë.
Në këto takime, Dibrani shprehu falënderime në emër të delegacionit, për mbështetjen që ka dhënë SHBA në ngritjen e kapaciteteve të vendit tonë në fushën për antiterrorizëm, si dhe ne të gjitha fushat tjera.
Ai u zotua për vazhdim të bashkëpunimit dhe zbatim të plotë të këtyre projekteve edhe më tutje, duke përfshirë edhe aplikimin e të gjitha të arriturave që kanë bërë burgjet e Shtetit të Pennsylvania. Këto të arritura delegacioni pati mundësinë që t’i shoh në zbatim së bashku me kolegët amerikan.
Ndërsa, Gjocaj falënderoi Departamentin e Shtetit për mbështetjen e dhënë në funksionalizimin e institucionit për kujdesin shëndetësor për trajtimin e personave me nevoja të veçanta dhe gatishmërinë e shërbimit për zbatim sa më profesional të këtij projekti. Gjocaj tha se ky projekt po fuqizohet edhe më shumë me këtë mbështetje.
Në këto takime u ofrua mbështetje e parezervë e këtyre Agjensioneve të Departamentit të Shtetit për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe shërbimet specifike shëndetësore në fushat e trajtimit sa më profesional të të burgosurve me nevoja të veçanta.
Delegacioni u prit edhe nga Sekretari i Shërbimit Korrektues dhe Sprovues të Shtetit të Pennsylvania, George Little, i cili ofroi gatishmëri të madhe për mbështetje ndaj Kosovës në këtë drejtim.
Në vazhdën e kësaj vizite, delegacioni ka vizituar tri institucione të shtetit Pennsylvania në tri qytetet të ndryshme, ku kanë parë nga afër praktikat më të mira të këtyre institucioneve, të cilat lidhen me trajtimin e personave me nevoja të veçanta, përdoruesve të drogave dhe rasteve me çrregullime mendore.Në këto takimi, Kosova u vlerësua si partneri më serioz i ShBA-së! Delegacioni ishte i shoqëruar tërë kohën nga Richard Cherwinski, Këshilltar i Lartë i Shërbimit Korrektues në INL dhe Dea Bektashi Zhubi, asistente e Programit në INL, Kosovë pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Të tjera
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...