DASH: Në Kosovë e Shqipëri po shkelen liritë fetare
Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 30 May 2018
Departamenti Amerikan i Shtetit të martën publikoi raportin vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtete të botës, në mesin e të cilave edhe për Kosovën e Shqipërinë, shkruan fokusi.com.
Në raportin për Kosovën janë paraqitur ankesat e të gjitha besimeve fetare karshi komunës dhe institucioneve të tjera dhe dëmtimi i objekteve fetare.
Diskriminimi në vendin e punës, është përmendur rasti i një mësueseje myslimane në një shkollë në Prizren e cila kishte refuzoi ta heq shaminë në punë.
Apo rasti i murgjve serbë të cilat janë ankuar se komuna e Prishtinës nuk u ka lejuar të punojnë në kishën e papërfunduar në Prishtinë.
Kisha Ortodokse serbe është ankuar se ministri i Kulturës nuk ka dhënë leje për rindërtimin e një tempulli në Prizren, ndërsa autoritetet në komunën e Deçanit kanë refuzuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e manastirit mesjetar të Deçanit
Sipas këtij raporti ne Kosovë jetojnë rreth 1.9 milion banorë nga ta 95.6 për qind janë myslimanë, 2.2 për qind katolikë si dhe 1.4 për qind i përkasin besimit ortodoks.
Ndërsa incidente të dëmtimeve të pronës fetare, vjedhje dhe grafite gjatë vitit 2017 në Policinë e Kosovës janë raportuar 44. Rastet përfshinin 21 raste më komunitetin islam, 20 kishën ortodoksë serbe dhe 3 në kishat katolike.
Udhëheqësit e grupeve të ndryshme fetare kanë raportuar në përgjithësi marrëdhënie të mira me njëri tjetrin dhe kanë marrë pjesë në diskutime për shqetësimet e përbashkëta.
Grupet fetare janë ankuar se autoritetet nëpër komuna shpesh nuk u ofrojnë të drejta dhe përfitime të barabarta, posaçërisht kur bëhet fjalë për pronat e tyre dhe vendvarrimet.
Gjendja e njëjte është raportuar edhe në Shqipëri. Qeveria amerikane vlerëson se nga 3 milionë sa është popullsia në Shqipëri, sipas regjistrimit të vitit 2011 myslimanët sunni përbëjnë 57 për qind të popullsisë, katolikët 10 për qind, ortodoksët afro 7 për qind, dhe bektashinjtë 2 për qind.
Në këtë raport thuhet gjithashtu se ndërmjet muajve janar dhe maj, qeveria trajnoi 29 mësues në 15 shkolla si pjesë e një projekti provues arsimor për të ndihmuar parandalimin e radikalizmit dhe për të nxitur tolerancën fetare. Megjithatë, zbatimi i plotë i programit ngeci në muajin maj dhe e ardhmja e tij është e paqartë./FOKUS
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...