Lajme

Darka e sotme e organizuar nga Borrelli, Gërvalla do të shkojë në vend të Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 11 May 2022

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në darkën joformale në Bruksel, që është e organizuar nga përfaqësuesi i Politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell.

Gërvalla, këtë e ka bërë të ditur dje në “Sytë Shtatë” në Klan Kosova, ku edhe ka shtuar se ajo do ta zëvendësojë kryeministrin Albin Kurti, i cili është për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe e ka të pamundur pjesëmarrjen në këtë event, transmeton KlanKosova.tv.

Në këtë darkë e cila është e organizuar për liderët e Ballkanit Perëndimor, do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

-Advertisement-

Aty thuhet se do të diskutohet për luftën në Ukrainë dhe pasojat e agresionit rus në ekonominë evropiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera