Sport

Dardanët : Në këtë mënyrë, nuk do ta përkrahim më Kosovën!

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 09 October 2017

Prijësi i tifozëve të Kosovës, ‘Dardanët’, Lulëzim Berisha e ka lëshuar një deklaratë ‘bombë’, transmeton GazetaOlle.com.

Berisha ka thënë se tifozeria e udhëhequr nga ai nuk do ta përkrahë në ndeshjet e tjera Kosovën, nëse nuk bëhet stadiumi në vendin tonë.
“Nuk do të udhëtojmë më në asnjë vend nëse nuk bëhet stadiumi i Kosovës. Kosova ka para për ta bërë stadiumin. Është ndjenjë tjetër që të luhet në Prishtinë, tjetër në Shkodër”, ka thënë Lulëzim Berisha për emisionin ‘Sports Show’ në Klan Kosova.

“Nuk është e drejt që të udhëtojmë jashtë Kosovës për të parë ndeshje”, shtoi Lulëzim Berisha.
Kujtojmë se Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjet si vendas për eliminatoret e Kampionatit Evropian i ka zhvilluar në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër.

-Advertisement-

Kosova vazhdon të punojë me ‘hapa të breshkës’ për ndërtimin e stadiumit të Prishtinës që i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera