Sport

‘Dardanët’ me urim special për festat e fundvitit

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 31 December 2018

Tifo grupi i Kombëtares së Kosovës ‘Dardanët’ kanë uruar festat e fundvitit me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan GazetainFokus.

Ky është postimi i plotë në faqen zyrtare të Dardanëve. /GazetainFokus

Viti që po shkon do ta mbajmë në mend gjatë. Do të jetë i shkruar në historinë e futbollit të Kosovës. Do ta mbajmë në mend për suksesin më të madh, vendin e parë në grupi tonë në Ligën e Kombeve, dhe atë me rezultate dhe lojë impresive, pa asnjë humbje.

-Advertisement-

Por, viti që shkon na solli edhe pikëllim të madh. Humbëm legjendën e futbollit, të parin e federatës së futbollit, të madhin Fadil Vokrri. Por, veprat e tij dhe kujtimi për te do të jenë të ngulitura përjetë në memorjen tonë kolektive.

Po hyjmë në vitin e ri, 2019, me shpresa të mëdha për gëzime të reja, për ndeshje të mira, për paraqitje të bukura, për fitore të reja të djelmoshave dhe vajzave të Kosovës.

Të gjithë futbollistëve dhe futbollisteve dhe familjareve të tyre, të gjithë punëtorëve sportiv, të gjithë tifozëve dhe atyre që mbështetën dhe mbështesin Kosovën në mënyrën e vet, urojmë Vitin e Ri 2019.

Le të jemi gjithmonë së bashku, si në fitore ashtu edhe në humbje, si në gëzime ashtu edhe në pikëllime.

Prej Dardanëve nga gjithë bota: Urime Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera