Sport

“Dardanët” kërkojnë me urgjencë trajner dhe stadium

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 28 January 2018

Tifozët e Kosovës i kanë bërë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) që të mos humbasë më shumë kohë dhe sa më shpejt ta emërojë përzgjedhësin e ri.

Sipas “Dardanëve”, Kosova ka nevojë urgjente për trajner në mënyrë që ai ta bëjë gati skuadrën, t’i përcjellë futbollistët dhe t’i afrojë talentët e po ashtu t’i analizojë ekipet kundërshtare.

“Bëj thirrje që të përzgjidhet sa më shpejt selektori i ri, mundësisht me përvojë ndërkombëtare. Mos të humbet më shumë kohë, pasi ai duhet t’i njohë sa më shumë dhe sa më shpejt lojtarët tanë që ta përgatisë ekipin sa më mirë, ta shohë gjendjen e lojtarëve nëpër klubet e tyre, por edhe në thirrjen e talenteve të rinj”, thekson prijësi i “Dardanëve”, Lulëzim Berisha.

-Advertisement-

Berisha kërkon nga institucionet që sa më shpejt ta përgatisin stadiumin e Prishtinës për ndeshjet e Kosovës.

“Pres një punë sa më serioze dhe më intensive nga Federata dhe nga Ministria që ta përfundojnë sa më shpejt edhe stadiumin e Prishtinës dhe ndërtimin sa më të shpejtë të stadiumit kombëtar ‘Dardania Arena’”, ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera