Sport

Dardanet filluan përgatitjet për ndeshjet me Turqinë dhe Holandën

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 20 October 2020

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave i ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin 2021, kundër Turqisë dhe Holandës.

Gjatë ditës së sotme vashat dardane nën përkujdesjen e përzgjedhëses, Afërdita Fazlija dhe stafit teknik kanë zhvilluar dy stërvitje në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, në orët e paradites dhe të pasdites, derisa nesër do të mbajnë stërvitjen e fundit para udhëtimit në Turqi.

Pas fitores kundër Estonisë në muajin e kaluar, atmosfera në ekip është mjaft e mirë, derisa optimizmi për të nxjerrë rezultat pozitiv edhe në duelin me kombëtaren turke është i madh.

-Advertisement-

Stërvitjen e Kombëtares së femrave nga afër e ndoqi edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Dardanet do të udhëtojnë të enjten në Antalia, ku të premten do të ballafaqohen me Turqinë në Manavgat, , derisa më pas më 27 tetor do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Kombëtares së Holandës, e cila është njëra prej ekipeve më cilësore në futbollin e femrave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera