Sport

Dardanët e konfirmojnë: Sonte në “Elbasan Arena” (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 19 October 2017

Tifo-grupi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll “Dardanët” kanë udhëtuar për në Shqipëri.

Ata sonte do të jenë të pranishëm në ndeshjen e shumë pritur, Skënderbeu i Korçës me Partizanin e Beogradit, shkruan IndeksOnline.

“Dardanët gjithmonë kanë përkrahur edhe klubet shqiptare në arenën ndërkombëtare. Sikurse Prishtinën e Trepcën’89 dje, sot Dardanët janë në përkrahje të Skënderbeut të Korçës. Dardanët sot do të jenë në stadiumin e Elbasanit për t’i dhënë zemër lojtarëve të Skënderbeut”, shkruhet në faqen zyrtare të tifozëve.

-Advertisement-

Ndeshja mes Skënderbeut dhe klubit serb Partizani, e vlefshme për Europa Ligë, pritet të nis sonte nga ora 21:05./IndeksOnline/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera