Dardan Sejdiu kapet në rrenë: Biznesin që ia ndaloi qytetarit në Prishtinë, ua lejoi Devollëve (Video)
Autori: Gazeta inFokus
15:07 | 27 April 2017
Një qytetar i Prishtinës kishte kërkuar nga Komuna e Prishtinës lejen për vendosjen e një autobusi që do të shërbente si atraksion. Nënkryetari i Komunës së Prishtinës nga radhët e “Vetëvendosjes”, Dardan Sejdiu, një vit më parë, kishte thënë se nuk japin leje për vendosjen e autobusëve në sheshe, pasi ajo do të shërbente edhe për biznes.
Por, një vit më pas, Komuna e Prishtinës ka lejuar vendosjen e autobusit për miqtë e tyre Devollët, për të njëjtin qëllim.
“… kërkesa është bërë që ai autobus të vendoset në shesh, ne ia kemi shpjeguar qytetarit që në sheshe nuk japim leje… Drejtoria e Shërbimeve Publike i ka dhënë një opsion, për te Rektorati, meqë ideja nuk është veç vendosja e autobusit si atraksion, por ideja e krijimit të një biznesi – shitjes të kafesë dhe si e tillë, hapësira publike bëhet resurs për çdo kënd…”, kishte thënë Sejdiu në emisionin “Interaktiv” një vit më parë.
Mirëpo, pas një viti, Komuna ka lëshuar leje për një ide të njëjtë të vendosjes së një autobusi në qendër të Prishtinës – në shesh, për Devollët – miqtë të Shpend Ahmetit.
Autobusët e kompanisë Devolli kanë zbarkuar më 15 prill 2017, në sheshin kryesor të Prishtinës për të mbajtur një kampanjë të tyre. Lejen për këtë aktivitet në qendër të kryeqytetit e kanë marrë nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Çfarë deklaroi Dardan Sejdiu në emisionin, me datën 16.06.2016:

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...































