Lajme

Dardan Sejdiu kapet në rrenë: Biznesin që ia ndaloi qytetarit në Prishtinë, ua lejoi Devollëve (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 27 April 2017

Një qytetar i Prishtinës kishte kërkuar nga Komuna e Prishtinës lejen për vendosjen e një autobusi që do të shërbente si atraksion. Nënkryetari i Komunës së Prishtinës nga radhët e “Vetëvendosjes”, Dardan Sejdiu, një vit më parë, kishte thënë se nuk japin leje për vendosjen e autobusëve në sheshe, pasi ajo do të shërbente edhe për biznes.

Por, një vit më pas, Komuna e Prishtinës ka lejuar vendosjen e autobusit për miqtë e tyre Devollët, për të njëjtin qëllim.

“… kërkesa është bërë që ai autobus të vendoset në shesh, ne ia kemi shpjeguar qytetarit që në sheshe nuk japim leje… Drejtoria e Shërbimeve Publike i ka dhënë një opsion, për te Rektorati, meqë ideja nuk është veç vendosja e autobusit si atraksion, por ideja e krijimit të një biznesi – shitjes të kafesë dhe si e tillë, hapësira publike bëhet resurs për çdo kënd…”, kishte thënë Sejdiu në emisionin “Interaktiv” një vit më parë.

-Advertisement-

Mirëpo, pas një viti, Komuna ka lëshuar leje për një ide të njëjtë të vendosjes së një autobusi në qendër të Prishtinës – në shesh, për Devollët – miqtë të Shpend Ahmetit.

Autobusët e kompanisë Devolli kanë zbarkuar më 15 prill 2017, në sheshin kryesor të Prishtinës për të mbajtur një kampanjë të tyre. Lejen për këtë aktivitet në qendër të kryeqytetit e kanë marrë nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Çfarë deklaroi Dardan Sejdiu në emisionin, me datën 16.06.2016:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera