Lajme

Dardan Molliqaj tregon se a do të lë politikën

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 15 October 2019

Ish deputeti i Kosovës, nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj  në një emision televiziv ka folur rreth mundësisë që ai të largohet nga politika.

Molliqaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që të largohet krejt nga politika, shkruan Gazeta inFokus.

‘’Unë mund të largohem nga politika, por nuk ka asgjë definitive.  Nëse mbërrijmë në konkluzione të përbashkëta, duhet me diskutu se a ka hapësirë Kosova me vazhdu me një profil partiak si PSD. Në Kosovë përballë këtij pushteti, duhet dhe ka nevojë për një opozitë të mirëfilltë, të dijes, aktivitetit dhe veprimit, që nuk besoj do t’i përmbush AAK dhe PDK’’ ka thënë Molliqaj.

-Advertisement-

Por ai ka thënë që ai dhe anëtaret e tjerë të kësaj parti nuk ka mundës të bëhen pjesë e partive tjera politik

‘’Kam përgjigje definitive që nuk ka shanc që unë dhe të tjerët të bëhemi pjesë e partive të tjera politike. Shumica brenda PSD kanë kurajo dhe guxim me u marrë me politikë, edhe pas kësaj situate që ka ndodh”, ka deklaruar  Molliqaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera