Lajme

Dardan Molliqaj merr pjesë në protestën e veteranëve

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 06 June 2022

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është duke marrë pjesë në protestën e veteranëve.

Molliqaj është fotografuar duke qëndruar pranë pjesëmarrësve tjerë, të cilët po kërkojnë të inkuadrohen në ngritjen e pagës minimale.

-Advertisement-

Protesta e organizuar nga OVL e UÇK-së ka eskaluar pasi të njëjtit kanë hyrë në oborrin e Kuvendit duke tentuar të hyjnë edhe brenda ndërtesës, mirëpo janë ndaluar nga forcat e shumta policore, të cilat hodhën edhe gaz lotsjellës.

Autoblindat e Policisë së Kosovës janë parë nëpër rrugët e Prishtinës, teksa shkonin te Kuvendi i Kosovës, ku po protestojnë veteranët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera