Lajme

Dardan Molliqaj kryetar i ri i PSD-së?

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 15 December 2019

Shpend Ahmeti, krytari i deritanishëm i PSD-së, ka dhënë dorëheqje.

Kjo, siç tha ai, pas rezultateve negative në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 Tetorit, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, PSD, tani po mban edhe zgjedhjet e brendshme të saj, ku po votohet për atë që do ta udhëheqë ish-partinë e Kaqusha Jasharit e tani edhe të Shpend Ahmetit.

-Advertisement-

Gazeta inFokus, megjithatë, mëson nga burimet e saj, se shefi i ri i PSD-së, e i cili do t’i prezantohet qytetarëve këtë të diele është Dardan Molliqaj.

Për kryetar partie fillimisht Gazeta inFokus mëson se ishin më shumë propozime, por që në fund, u vendos që të kandidoj vetëm Dardan Molliqaj./Gazeta iNFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera