Lajme

Dardan Molliqaj e largon emrin e Albulena Haxhiut pasi që ajo e quajti shpifëse deklaraten e tij

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 12 January 2018

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, dje ka përshëndetur vendimin e kryesisë së kësaj partie për takim të përbashkët me Grupin Parlamentar për të gjetur rrugëdalje nga kriza e krijuar në VV.

Molliqaj ishte ndier i zhgënjyer nga anëtarja e kryesisë Dejona Mihali që votoi kundër këtij propozimi, po ashtu edhe nga Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla që abstenuan dhe nuk votuan pro kësaj iniciative, shkruan Infokusi.com

Por pas deklaratës së Dardan Molliqajt, i cili ka thënë që ndihet i zhgënjyer që deputetja Albulena Haxhiu ka abstenuar dhe nuk ka votuar pro iniciativës që të mbahet një takim i përbashkët mes kryesisë dhe grupit parlamentar të VV-së, ka reaguar ashpër Haxhiu përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook”.

-Advertisement-

Haxhiu ka pohuar se ka votuar pro këtij takimi dhe deklaraten e Molliqajt e ka quajtur shpifje.

Por pak minuta pas publikimit të statusit të Albulenes, Molliqaj ka ndryshuar postimin e tij duke e fshirë emrin e deputetes Haxhiu duke i lënë vetëm anëtaren e kryesisë Dejona Mihalin, deputetin Albin Kurtin, dhe Xhelal Sveçlan.

Më poshtë mund të gjeni postimin e Dardan Molliqajt ku e kishte përmendur Albulena Haxhiun, dhe postmin tjetër ku Molliqaj e kishte fshirë emrin e saj./INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera