Fokus

Dardan Molliqaj dy vite më parë: Ramush Haradinaj nuk është gati me dal përballë me Albin Kurtin sepse i mungon dija (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 19 August 2019

Sot, partia e Shpend Ahmetit, PSD, në të cilën është pjesë edhe Dardan Molliqaj arritën një marrëveshje me AAK-në.

Këto të dyja, do të hyn bashkë në zgjedhje, përmes një koalicioni parazgjedhor, shkruan gazeta inFokus.

E për këtë bashkim, Molliqaj ka fjalë të mëdha.

-Advertisement-

“Sot krijuam koalicionin e ndryshimit që fitoren e ka të sigurt. Koalicionin që do të qeveris dhe Kosovën do ta pozicionojë fuqishëm përballë Serbisë, përballë krimit e korrupsionit dhe përballë varfërisë e pabarazisë. Koalicion nëpërmjet të cilit ne do t’i shtyejmë edhe më tej këto politika”.

Mirëpo, kaq mendim të mirë për partinë e Ramush Haradinajt, e për të, nuk kishte dy vite më parë, ku Molliqaj nuk ishte pjesë e PSD-së, por e Vetëvendosjes.

Në një tubim zgjedhor të kësaj të fundit, Molliqaj pati deklarauar se Ramush Haradinajt nuk është gati të përballet me Albin Kurtin, pas ii mungon dija.

“Ja pranojmë publikisht për kontributin në luftë e guximin, nuk ja pranojmë asnjëherë dijen e guximin e tij me u përballë politikisht, nuk është gati me dal përballë me Albin Kuritn për shkak se e din që aty nuk i bon punë guximi, sepse i mungon dija, sepse i mungon koncepti zhvillimor për Kosovën”, pati deklaruar Molliqaj.

Këtë deklaratë dhe të tjera nga ky tubim i gjeni në videon e mëposhtme./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera