Lajme

Dardan Gashi zëvendëskryeministër ?

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 21 July 2017

Dardan Gashi, i cili ka luajtur rolin e negociatorit në mes të Ramush Haradinaj dhe Teuta Rugovës, pritet të emërohet zëvendëskryeministër në Qeverinë të cilën pritet ta formoj Haradinaj.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se Haradinaj ia ka ofruar këtë pozitë Gashit, pasi që ky i fundit i ka premtuar se do tia siguruar numrat për ta formuar Qeverinë.

I kontaktuar nga “Zëri” Gashi, as nuk e ka pohuar, por as nuk e ka mohuar pozicionin që iu është premtuar. “Për këtë çështje pyete direkt Ramush Haradinaj” ka thënë Gashi përmes telefonit./ Zëri/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera