Lajme

Dardan Gashi thotë që kishte oferta për një qeveri pa zgjedhje, por që i refuzuan

Autori: Halil Berisha 00:06 | 15 September 2019

Dardan Gashi, ministri në detyrë i diasporës, e tashmë anëtar i partisë NISMA Socialdemokrate, është i ftuar në Analizën Zgjedhore në Klan Kosova.

Gashit aty nga gazetari Zekirja Shabani i është bërë pyetje se nëse pas dorëheqjes së kryeministerit Ramush Haradinaj, kishte tentativa për një qeveri të re, e që do t’i shmangte zgjedhjet e parakohshme, shkruan gazeta inFokus.

“Ju ishit kumbarë i koalicionit të kaluar, kështu është propaguar e ju njeh opinioni, ditën që kryeministri dha dorëheqje unë shkruajta që kur ishte gara se kush do bëjë qeveri me një koalicion, unë thash ju bëni kalkulime Dardan Gashi veç e ka bërë qeverinë, po më intereson se prej nga ky besim për me bë koalicionin e kaluar dhe nëse NISMA kalkulon në disa vota të sigurta e pak a shumë e bëjnë pjesë të qeverisë së ardhshme për shkak të bastioneve e një llogaritje të dëshmuar të NISMËS e besa edhe numrit të deputetëve, nëse NISMA është pjesë e qeverisë kush është me juve”.

-Advertisement-

Ndërsa, Dardan Gashi, në këtë pyetje është përgjigjur duke pranuar që kishte tentativa për qeveri pa zgjedhje, por që ishte refuzuar nga NISMA.

“Ka pas tentativa, oferta e ide, ne i kemi refuzu, që ne nuk jemi të interesuar të futemi në qeveri të tillë nëse Lista Serbe është pjesë e qeverisë, e ne deshëm të shkojmë në zgjedhje, sa i përket qeverisë të ardhshme ne e kemi thënë qartë që nuk kemi vija të kuqe me askënd, por i kemi disa tema. Dialogu është temë kyçe që po na mban peng, po e mbajmë qëllimisht me populizëm Serbinë brenda faktor politik, pa e largu Serbinë nuk mundemi me u zhvillu ekonomikisht”, ka thënë Gashi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera