Lajme

Dardan Gashi pranon që vizita tek familja e Presidentit Rugova nuk ishte vetëm vizitë miqësore

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 21 July 2017

U diskutua shumë takimi i Ramush Hajredinaj dhe Teuta Rugovës, i  cili u shoqërua nga disa politikanë të tjerë. Fillimisht kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN ka vizituar varrin e presidentit Rugova, e më pastaj u drejtua për tek shtëpia e tij, shkruan Infokusi.com

Ramush Hajradinaj u prit nga e tërë familja Rugova, e natyrisht që për të gjithë kjo vizitë në këtë familje ngjallte dyshime se kandidati për kryeminister, Ramush Hajradinaj ishte për ta fituar votën e Teuta Rugovës.

Ndonëse Ramush Hajredinaj kishte mohuar që kjo vizitë kishte për qellim sigurimin e kësaj votë, disa orë më vonë Dardan Gashi i cili ishte pjesë e këtij takimi ka thënë në një emision televiziv se ne ishim atje për të përshpejtuar proceset që të tjerët kanë inate dhe po synojnë ta ngadalësojnë atë.

-Advertisement-

Tashme gjithçka është e qartë lidhur me dyshimet që janë hedhur mbi këtë takim midis Ramush Hajredinaj dhe familjes Rugova./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera