Dardan Gashi përvjel mëngët, i qon selam Kurtit e Mustafës
Autori: Halil Berisha 14:19 | 12 December 2019
Pa qenë pjesë e asnjë subjekti politik në Kosovë, Dardan Gashi, në Qeverinë Haradinaj, u bë zv. Kryeministër e Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Krejt kjo, erdhi si shpërblim për angazhimin në formimin e asaj Qeverie, të udhëhequr nga koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA), shkruan gazeta inFokus.
Madje, Gashi, rol të madh kishte luajtur edhe në Qeverinë para kësaj, atë në mes të PDK-së e LDK-së.
E tani, në prag të formimit të Qeverisë së re, kur duket se kanë ngecur bisedimet në mes Vetëvendosjes së Albin Kurtit dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës së Isa Mustafës, Dardan Gashi, nuk është aty për të dhënë ndihmën sikur më parë.
Megjithatë, në një prononcim për Gazetën inFokus, Gashi ka paralajmëruar diçka.
“Po, unë po ju them nëse dikush rrinë, tjerët punojnë, tash këta duhet me pas parasysh që ne të gjithë që kemi mbetë si të them jashtë negociatave për ndërtimin e Qeverisë, nuk jemi njerëz që rrijmë kështu që duhet me pas parasysh edhe këtë pjesë”, ka thënë Gashi.
Gashi, tani pjesë e NISMA-s Socialdemokrate, paralajmëron që derisa VV e LDK nuk po mundet të bëjnë koalicion të tjerët ia kanë filluar punës, shkruan gazeta inFokus.
“Këta duhet me pas një kujdes tjetër që nëse këta nuk e rregullojnë koalicionin dikush tjetër e rregullon koalicion tjetër sepse nëse ofrohet deadline, ofrohen datat, konstituimi i Kuvendit është me 24 pastaj fillon me ecë ora, dhe Presidenti siç e dini ka mundësi sepse formulimi është i tillë që edhe nëse i pari nuk mundet me formu Qeverinë oferta është në diskrecion të Presidentit me i dhanë ofertë të dytit. Është në diskrecion të Presidentit, i cili mundet me i dhanë mandatin edhe dikujt tjetër ose të shkohet në zgjedhje. Por para se me shku në zgjedhje është obiligim i Presidentit me tentu me kriju Qeveri në bazë të rezultatit zgjedhor. Andaj këta duhet me pas kujdes”, ka thënë Gashi.
Madje, Gashi për Gazetën inFokus edhe ka përsëritur edhe njëherë që NISMA është e gatshme t’i jap ndihmën LDK-së.
“Duhet me pas parasysh që momentalisht ne kemi rol të opozitës dhe nuk kemi interes ose si të them obligim me i ndihmu ndërtimin e Qeverisë, neve në njëfarë mënyre ose tjetër kemi thënë që nëse LDK-ja kërkon ndihmën e NISMA-s në ndonjë situatë mund ta ketë, mirëpo këta mendoj që duhet të vetëdijesohen se ka alternativa edhe për ta edhe se janari mundet me na gjetë me ndonjë formulë tjetër”./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...